21 korrik 2009

E ardhmja e Trezegesë, “verdhekuqezi”

“Prej kohësh Milani dhe Roma po mendojnë për këtë lojtar. Ai po stërvitet qetësisht për momentin. Nuk është në merkato ose të paktën nuk ka akoma asgjë zyrtare në lidhje me këtë”, ka thënë Antonio Kaliendo, menaxheri i David Trezegesë. Në lidhje me gjendjen fizike dhe çmimin e kartonit të francezit, menaxheri ka saktësuar: “David ka rekuperuar nga dëmtimi dhe këtë e kanë treguar miqësoret e fundit ku është aktivizuar. Edhe sot ekziston një ekuilibër midis faktorit teknik dhe kërkesës ekonomike, sepse lojtari është i shëndetshëm dhe do të përmirësohet. Çmimi? Dhjetë milionë euro”, ka thënë Kaliendo.