20 korrik 2009

Dossena thërret Aquilanin

Edhe pse kërkohej nga Juventus, mbrojtësi i Liverpoolit, Andrea Dossena pritet të mbetet në klub dhe ka ftuar bashkëkombësin italian nga Roma, Alberto Aquilani t’i bashkohet atij në gjigantin e Premierligës. Liverpool pritet të paraqesë ofertë për Aquilanin, nëse Xabi Alonso kalon në Real Madrid.“Aquilani do të përmirësohet edhe më tepër nëse punon me një trajner si Rafa Benitez. Një futbollist si ai mund të luajë pa problem për Liverpoolin. Ka qenë i lënduar sezonin e kaluar, por tregoi se është futbollist i mirë”, tha Dossena.