De Laurentis: Kanavaro? Herët ose vonë…
I ka idetë e qarta Aurelio De Laurentis, i cili parashikon një kampionat me Napolin si protagonist: “Presim të arrijmë në 6 vendet e para. Por duhet të kuptojmë akoma se si do të luajë Donadoni. Duhet të bëjmë edhe disa blerje. Do të përpiqemi të bëjmë blerje të menduara mirë, por në fillim duam të shohim se si do të sillet skuadra gjatë këtyre ditëve”, ka thënë presidenti napoletan, i cili ka shpjeguar blerjen e munguar të Fabio Kanavaros: “Duke parë se kemi vëllain e tij Paolo nuk më është dukur e drejtë të merrnim edhe Fabion. Por, nuk mohoj se Fabio mund të kthehet tek Napoli për detyra të tjera në të ardhmen”. Në lidhje me rastin problematik të Lavecit, me të cilin akoma nuk është zhvilluar përballja e shumëpritur: “Akoma nuk kemi folur. Prej sa kohësh nuk flas me të? Nuk është një përparësi për mua. Nuk jam unë ai që është arratisur”, ka thënë De Laurentis.