23 korrik 2009

Borrielo nuk lëviz nga kuqezinjtë

Marko Borrielo nuk ka për të lëvizur. Këtë e ka theksuar Milani nëpërmjet një deklarate të Adriano Galianit. “Lojtari nuk është në merkato dhe kështu që nuk është përfshirë në asnjë marrëveshje. Klubi konfirmon se Borrielo konsiderohet i pashitshëm”, ka bërë të ditur drejtuesi kuqezi. Skuadra e Milanit ka përgënjeshtruar kështu disa zëra që flasin për një shkëmbim të mundshëm të sulmuesit italian me francezin e Juventusit, David Trezege.