17 korrik 2009

Beckham kërkon edhe një huazim

David Beckham ka thënë se pret të arrijë një tjetër marrëveshje huazimi për gjysmë sezoni para fillimit të Kampionatit botëror vitin e ardhshëm, në mënyrë që të mbetet pjesë e planeve të selektorit të Anglisë, Gabio Capello, për garën në Afrikën e Jugut. Beckham kaloi periudhën pas përfundimit të sezonit në Major League Soccer – dhe pjesën e parë të edicionit aktual – si huazim në Milan dhe ka thënë se shpreson të arrijë marrëveshje të ngjashme në sezonin e ri. “Në prag të Kampionatit botëror, selektori Capello ka bërë të qartë se duhet të luaj në shkallë evropiane”, tha Beckham para rikthimit të tij për Los Angeles Galaxy për ndeshjen kundër rivalit New York Red Bulls. “Andaj gjithçka është e mundshme. Do të pendohem për jetë nëse nuk bëj gjithçka që mundem për t’i mundësuar vetes të luaj në Kampionatin e ardhshëm botëror. Për momentin prioritet i imi është pjesa e mbetur e sezonit, por edhe paraqitja në secilin ekip të Anglisë dhe të përfaqësoj shtetin tim. Më pastaj sigurisht se dua të luaj në Kampionatin botëror. Kurrë nuk e kam fshehur këtë”. përfundoi ai.