04 korrik 2009

Bayern mban Riberyn

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka insistuar se mesfushori francez Franck Ribery do të mbetet në klub, pavarësisht se bëri publike dëshirën për transferim në Real Madrid. “Jemi të qetë rreth kësaj çështjeje. Kam dëgjuar deklaratën e Ribery: ose Real ose asgjë. Dhe përgjigja jonë është asgjë. Ai mbetet në klub”, deklaroi kreu i gjigantit bavarez. Përveç Real Madridit, Ribery spekulohet se kërkohet edhe nga Manchester United, Chelsea dhe Barcelona.