20 korrik 2009

Bayern dorëzohet për Bosingwan

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka pranuar se klubi është dorëzuar në përpjekje për transferimin e mbrojtësit të Chelseas, Jose Bosingwa. Klubi gjerman ka qenë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe ka zhvilluar bisedime për reprezentuesin portugez, por nuk ka arritur marrëveshje me Chelsean. “Nuk kemi përfunduar aktivitetet në afatin kalimtar pasi ende jemi të interesuar për blerjen e një mbrojtësi të djathtë. Mirëpo, Bosingwa nuk është më kandidat për të ardhur në Bayern”, deklaroi Rummenigge.