Ambrosini kundër largimit të Kakas
Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini ka kritikuar klubin për shitjen e “ngutshme” të Leite Kakas. Tifozët protestuan kur Kaka u shit në Real Madrid për 68 milionë euro gjatë muajit të kaluar dhe klubi ende nuk ka sjell zëvendësim për brazilianin. “Gjithçka ndodhi shpejt. Mendoj se klubi është ngutur pa bërë planifikime. Është marr vendim për shitjen e një futbollistit të madh për të balancuar financat. Është diçka e vështirë për tifozët por edhe për ne si bashkëlojtar” deklaroi Ambrosini.