03 korrik 2009
Abramoviç nuk heq dorë nga Pato
Pasi ka përfunduar epoka e Kakasë, mbetet idea e epokës Pato, pavarësisht interesimit gjithnjë dhe më të madh të Çelsit. Klubi anglez, që për shumë kohë ka tentuar ta marrë, por pa sukses Kakanë, është rihedhur në sulm për sulmuesin e ri brazilian. Të martën në zyrën e Galianit ka qenë Vlado Lemiç, i dërguari i Roman Abramoviçit. Dhe nuk ka bërë një ofertë për Pirlon. Kështu, Milani duhet të mbrohet nga shumat e mëdha, që ofrojnë londinezët. “Do t’i zgjasim kontratën, duke ia rritur pak rrogën”, ka bërë të ditur Adriano Galiani. Por a do të mjaftojë ky veprim për të neutralizuar sulmet e njëpasnjëshme të Çelsit.