01 nëntor 2008

Werder shkatërron Herthan

Skuadra e Werder Bremenit i është kthyer fitores duke mposhtur me rezultat të lartë 5-1 skuadrën e Hertha Berlinit.
Werder shënoi tri herë në pjesën e parë. Avantazhin skuadrës vendase ia dha lojtari mysafir, Kacar, (14’) pas nj autogoli. Gjashtë minuta më vonë Diego dyfishoi epërsinë, për ta trefishuar atë Rosenberg në minutën e 42-të. Edhe në pjesën e dytë u panë tre gola dy për vendasit dhe një për mysafirët. Ishte Pizarro lojtari që e bëri rezultatin 4-0 (59’), ndërkohë që mysafirët shënuan golin e nderit me anë të Pantelic (68’). Pizarros nuk i mjaftoi vetëm një gol, ai shënoi edhe golin e dytë personal pesë minuta pa përfunduar ndeshja dhe të pestin për ta vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi, Werder-Hertha, 5-1. Lala më në fund i kthehet fitoreve me skuadrën e tij, pasi që Hannover e ka mposhtur njërën nga skuadrat më të fuqishme në Bundesliga, Hamburg, me rezultat 3-0. Ndërkohë që Cottbusi i Ervin Skelës ka pësuar sërish në shtëpi nga Schalke me rezultat 0-2. Kampioni i vitit të kaluar Stuttgart është mundur në shtëpi nga Kylni me rezultat 1-3.