Pas një nate qëndrimi në pozitën e dytë, skuadra e Hoffenheimit është rikthyer sërish në krye të tabelës pas fitores së lartë, 4-1, të cilën e shënoi kundër Karlsruhes.Pas fitores së mbrëmshme, Bayer Leverkusen u ngjit në vendin e parë në tabelë duke lënë dy pikë pas skuadrën e Hoffenheim. Mirëpo sensacioni i këtij viti në Bundesliga, nuk e la gëzimin e “farmaceutëve” të zgjaste më shumë se një natë, pasi që ata sërish sot u ngjitën në krye të tabelës. Hoffenheim ishte skuadër bindshëm më e mirë se kundërshtari i saj, Karlsruhe, dhe kjo u pa edhe me krijimin e avantazhit që në minutën e 15-të me anë të Ibisevic. Mysafirët barazuan menjëherë pesë minuta pas me anë të Freis. Mirëpo kjo veç sa i nevrikosi lojtarët shumë në formë të Hoffenheim, të cilët shënuan edhe tri herë. Fillimisht Edu krijoi epërsinë në 2-1 (67’), pastaj sërish Ibisevic (75’), ndërsa në minutën 78-të edhe një herë Edu vuri vulën e këtij takimi.