Kampioni i Anglisё dhe Evropёs, Manchester City, me pak vёshtirёsi arriti tek tre pikёt e radhёs, duke shёnuar fitore prej 4-3 nё Old Trafford ndaj Hull Cityt.Pas njё fillimi tё shkёlqyeshёm tё sezonit, Hull City ka pёsuar edhe humbjen e dytё radhazi. Pas Chelsea qё e mposhti nё fushё tё vet ditё mё parё, fitues kёsaj here ishte Manchester United. Djajtё e Kuq kaluan nё epёrsi mjaft herёt, pas tre minutash lojё, me anё tё Cristiano Ronaldos, ndёrsa mysafirёt barazuan me anё tё Daniel Cousin nё minutёn e 21-tё. Por djelmoshat e zgjedhur nga Alex Ferguson shёnuan edhe dy gola pёr tё shkuar nё pauzё me avantazh 3-1. Avantazhin Manchesterit ia risolli Michael Carrick nё minutёn e 29-tё, ndёrsa njё minutё para fundit tё pjesёs sё parё, Ronaldo shёnoi golin e dytё tё tij. Edhe pjesa e dytё nisi mbarё pёr Djajtё e Kuq, tё cilёt rritёn epёrsinё me anё tё serbit Nemanja Vidic (57’), por nuk ishte i tillё edhe pjesa e fundit e ndeshjes. Bernard Mendy shёnoi golin e dytё pёr mysafirёt (67’), derisa Geovani shёnoi edhe golin e tretё nga penaltia (82’), pёr tё ngushtuar rezultatin nё 4-3. Megjithёse Hull City pati edhe disa raste nё çastet e fundit tё ndeshjes, tri pikёt shkuan tek Manchester United, qё kёshtu grumbullon 21 pikё dhe ngjitet nё pozitёn e tretё, prapa Liverpoolit dhe Chelseat.