Skuadra e Fiorentinës ka pësuar humbje në derbin lokal me rezultat minimal 1-0 nga Siena e cila nuk di për humbje në shtëpi në sezonin e ri.Viola edhe këtë ndeshje e ka zhvilluar pa Alberto Gilardinon, për shkak se ishte i suspenduar edhe këtë ndeshje, ndërkohë që Mutu ende nuk është rikuperuar mirë pavarësisht se ishte në fushë sot, me ç’rast u zëvendësua nga Jovetiv (67’). Mungesa e sulmit është vërejtur qartë edhe në takimin kundër Interit, kur krijoheshin shumë raste, ndërsa nuk kishte kush të shënonte gol. Goli e vetëm në këtë takim e shënoi Houssine Kharja në minutën e 76-të të takimit.