02 nëntor 2008

Udinese barazohet me pikë me Interin

Skuadra e Udineses nuk ka arritur më shumë se një pikë kundër skuadrës së Genoas, me të cilën ka barazuar, 2-2, duke u ngritur kështu në kuotën e 21 pikëve po aq sa ka edhe Inter në pozitën e parë.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar që në minutat e para (4’), kur D’Agostino nga pika e bardhë e mposhti portierin mysafir, Rubinho. Mirëpo, në pjesën e dytë (64’) u akordua penalltinë për skuadrën mysafire të cilin e shndërroi në gol Diego Milito duke i barazuar shifrat. Tre minuta më vonë ishte sërish skuadra mysafire e cila shënoi, duke kaluar për herë të parë në avantazh me anë të Scullit (67’). Por Fabio Quagliarella nuk lejoi që Udine të mposhtet në shtëpi, kështu që në minutën e 78-të e barazoi rezultatin në 2-2.