02 nëntor 2008

Lazio shënon fitore në fund të ndeshjes

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Olimpico të Romës kundër skuadrës Catanias me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pasquale Foggia në minutën e 85-të duke ua siguruar tre pikë të plota kryeqytetasve të cilët e patën të vështirë kundër skuadrës mirë të organizuar të Catanias. Me këtë fitore, Lazio arrin në kuotën e 19 pikëve, aq sa ka edhe Milani, ndërkaq zhvendoset një pozitë mbi Juventusin i cili ka një pikë më pak.