Skuadra e Cagliarit ka shënuar fitore kundër Bolognas me rezultat të lartë 5-1.Kjo ishte fitorja më e lartë i javës së dhjetë në Serie A, duke përjashtuar takimin e mbrëmjes i cili do të zhvillohet ndërmjet Milanit dhe Napolit. Të parët kaluan në epërsi mysafirët (19’) me anë të ish-sulmuesit të Juventusit Marco Di Vaio, mirëpo ku gol veçse nxiti “revoltë” te skuadra vendase e cila më pastaj e shkatërroi plotësisht Bolognën. Për vendasit dy herë shënuan Acquafresca (45’ dhe 52’) dhe Jeda (69’dhe 85’), ndërsa një gol e shënoi Conti me të filluar pjesa e dytë (48’). Edhe Palermo ka shënuar fitore në shtëpi kundër Chievos me rezultat 3-0, me golat të cilët u shënuan në pjesën e parë, Miccoli (23’), Kjaer (37’) dhe Bresciano (45’). Ndërsa edhe pse që në fillim të pjesës së dytë (47’), Bresciano u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, mysafirët nuk arritën të ndryshonin asgjë pavarësisht epërsisë në numrin e lojtarëve. Me golin e vetëm të Bellucit në fund të ndeshjes (85’) edhe Sampdoria ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Torinos.