Skuadra e Arsenalit ka pësuar në udhëtim nga ekipi i inkuadruar këtë sezon në Premiership, Stoke, me rezultat 2-1.Vendasit ishin shumë më të motivuar për fitore dhe që në minutën e 11-të krijuan epërsinë me anë të Ricardo Fuller, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Ishin sërish lojtarët e Stoke që shënuan në pjesën e dytë duke e dyfishuar rezultatin (73’) me golin e Olofinjana. Edhe më keq për Topçinjtë shkoi pas përjashtimit me karton të kuq të Van Persiet (73’), ndërkohë krejt çka bënë djemtë e Wenger ishte një gol i nderit në fund të ndeshjes të cilin e shënoi Clichy.