01 nëntor 2008

Anelka shënon hat-trick në fitoren e lartë të Chelseat

Blutë e Londrës kanë shënuar fitore të lartë 5-0 kundër Sunderlandit në Stamford Bridge, ndërsa francezi Nicolas Anelka i ka shënuar tre gola.
Ashtu edhe siç pritej, Sunderlandi nuk ka mundur t’i bëjë ballë skuadrës së Scolarit, e cila pas thyerjes së rekordit në shtëpi nga Liverpooli, nuk mund të lejonte ndonjë befasi. Serinë e golave hapi Alex në minutën e 27-të, derisa njeriu i ndeshjes së sotme, Nicolas Anelka shënoi dy herë radhazi në pjesën e parë (30’ dhe 45’) për të shkuar në pushim me rezultatin 3-0. Menjëherë pas fillimit të pjesë së dytë (51’) mesfushori Frank Lampard shënoi golin e katërt, ndërsa dy minuta pas sërish doli në skenë Nicolas Anelka i cili kompletoi hat-trickun e tij.