Spaleti: Unë s’kam frikë Toti do të jetë me Çelsin
Pas humbjesh radhazi në pesë ndeshjet e fundit, trajneri i Romës nuk e ka humbur qetësinë në prag të sfidës së Champions Ligës me Çelsin. “Duhet të arrijmë të kuptojmë që kemi shumë përgjegjësi”. Kapiteni i Romës, Françesko Toti, është grumbulluar për këtë sfidë. Por De Rosi do të deklaronte: “Nëse do të arrijmë të fitojmëpa të, do të thotë që jemi përsëri të fortë ashtu si edhe vitin e kaluar”. Luçiano Spaleti duket i qetë në pragtë kësaj sfide, duke kërkuar që gjithçka të ndodhur deri më tani t’ia lërë së kaluarës. “Në Londër kemi qenë të vëmendshëm në aspektin mbrojtës, derisa nuk kemi pësuar gol. Në këtë pikë duhet të kishte një reagim, që për fat të keq nuk ka ardhur. Kemi qenë kompaktë, por jo prodhues dhe kjo gjë duhet rregulluar në ndeshjen e sotme. Në takimin e parë kemi bërë atë lojë që duhej të bënim, shumë të vëmendshëm në mbrojtje dhe në sulm kemi krijuar ndonjë moment të rrezikshëm. Duhet të mundohemi që të gjuajmë më shumë në drejtim të portës kundërshtare. Toti? Është një situatë eveçantë që duhet parë. Për ne është shumë e rëndësishme që ta kemi në dispozicion kapitenin”. Deklarata e De Rosit që flet nga vendii grumbullimit të skuadrës. “Ne si skuadër i pranojmë zgjedhjet e shoqërisë, por jemi kundër grumbullimit. Flas në emër të të gjithëve. Fakti është që rezultatete deritanishme kanë treguar segrumbullimet nuk vlejnë. Ky fillim i këtij sezoni ka ndodhur edhe vitin e kaluar dhe ne arritëm që të renditeshim të dytët vetëm me dy pikë diferencë nga Interi kampion. Toti? Është e rëndësishme që ta kemi mes nesh, qoftë sifigurë e si lider, por dhe si emër që i jep bezdi kundërshtarit kure lexon në formacionin tonë. Por ne duam që ai të kthehet në 100% e zakonshëm, jo të bëjë një ndeshje dhe pastaj të mungojë nëshumë të tjera. Të fitojmë pa të do t’i japë përshtypjen të gjithëvese jemi të fortë, ashtu si edhe vitin e kaluar”.