04 nëntor 2008

Mançester, pronarët nuk prekin kontratën e Ronaldos

Sër Aleks Ferguson dëshiron ta mbajë Kristiano Ronaldon, ndërsa Devid Gill nuk dëshiron ta prekë kontratën për të pasuruar xhepat e luzitanit, që, për të thënë të vërtetën, janë plot tashmë. Ky është skenari që pritet të ndodhë në Mançester, pasi trajneri skocez dëshiron që të rinovohet kontrata e futbollistit portugez, i cila pritet të shkojë nga 120 mijë sterlina në javë në 150 mijë sterlina. Për këtë arsye ka reaguar edhe presidenti i "Red Devils", i cili dëshiron të mbajë në fuqi vetëm kontratën aktuale.