23 nëntor 2008

Senna: Ronaldo nuk është aq i mirë

Mesfushori i Villarrealit, Marcos Senna, ka thënë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve përballë Manchester United, se nuk është një tifoz i madh i yllit portugez, Cristiano Ronaldos.
Në fillim Senna pati thënë se Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe paraqet 50% të sulmit të Manchesterit, por duket se është rimenduar.“Tash mendoj se e kisha mbivlerësuar, pasi kur nuk shënon gola, roli i tij është i kufizuar. Ai është i shpejtë, por nuk është mjaft produktiv”, ka thënë Senna, para ndeshjes së të martës.“Ai nuk është një futbollist komplet siç ishte Ronaldinho, për shembull, në ditët më të mira. Ronaldinho më herët harkonte, shënonte nga goditjet e lira, penaltitë, shënonte nga largësia, asistonte dhe vraponte në gjithë fushën”, ka përfunduar Senna.