23 nëntor 2008

Tevez: Duam fitore në Spanjë

Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, i ka premtuar Celticut se ekipi i tij nuk do të dorëzohet në Spanjë dhe se skocezët do të kenë edhe një rast për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
“Çdo futbollist hyn në fushë për të fituar. Por, ne vërtet do ta bëjmë këtë në Spanjë. Do të luajë si edhe në çdo ndeshje tjetër dhe do të jemi një kërcënim për Villarrealin”, ka thënë argjentinasi“Me çdo respekt, nuk do të fokusohemi në Celtic, por do të koncentrohemi t’i marrim tre pikët nga kjo ndeshje, që mund t’i ndihmojë Celticut”, ka shtuar Tevez.