23 nëntor 2008

Vazhdon rënia e Arsenalit

Arsenali vazhdon me rënie në Premier Lig. Pas humbjes së një jave më parë të Gunners ndaj Aston Villa, ai nuk arriti të përballoje as Manchester City. Në këtë mënyrë, ekipi londinez duket se ka humbur shpresat e trofeut të kampionit. I cilësuar si vendimtar për fatin e Arsenalit në Premier Lig, Mancheter City, ka arritur të shënojë tre gola të mrekullueshëm që i dhuruan tre pikë të rëndësishme. Me këtë rezultat, Arsenali mbetet 10 pikë pas Chelsea duke humbur kështu shpresën për kampion.