Sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Keane, thotë se nuk do të festojë nëse arrin gol në ndeshjen e sotme ndaj ish-klubit të tij, Tottenhamit.“Nëse arrij gol do të ndjehem njëjtë si vitin e kaluar kur shënova kundër Liverpoolit. Nuk do të festoj pasi që kurrë nuk e bëj këtë kundër asnjë prej ish-klubeve të mia”, ka thënë Keane.“Jam tërësisht i fokusuar në Liverpool. Do të përpiqem ta kryej punën time për ekipin dhe nëse mund t’i ndihmoj të fitojë tri pikë, do ta bëj këtë”, ka shtuar irlandezi, i cili kaloi në Liverpooli gjatë kësaj vere.Tottenham është në fund të tabelës së Premierligës, pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit, për të cilën arsye u shkarkua edhe tashmë ish-trajneri, Luande Ramos. Në vendin e tij tash është Harry Redknapp.