01 nëntor 2008

Ranieri: Verdhekuqtë meritojnë respekt

Asnjë emocion në përballjen me Romën.Trajneri i Juventusit,Klaudio Ranieri, kërkon respektmaksimal nga futbollistët përformacionin verdhekuq, sepse,sipas tij, ata vërtetë nuk pokalojnë një periudhë të mirë rezultatesh,por kjo s’do të thotëqë janë në krizë. Për Ranierin,kjo sfidë do të jetë speciale,duke njohur origjinën e tijkryeqytetase. “Tashmë u bënë34 vjet që jam larguar ngaRoma, skuadër në të cilën kamkaluar qoftë si futbollist, ashtusi dhe trajner. Roma mbetetgjithmonë Roma, dhe nuk ështëaspak në krizë. Deri një javëmë parë, të njëjtën gjë deklaroninedhe mbi gjendjen tonë.Spaleti ka tre vjet që e drejtonkëtë skuadër në mënyrë tëmrekullueshme. Sigurisht, momentete vështira në futboll i kalonçdo skuadër, vetëm se kohase kur do të ndodhin këto gjëranuk është e përcaktuar. Grupi ilojtarëve verdhekuq është injëjtë me atë që ka qenë protagonistnë tri sezonet e fundit, kësisojjam mjaft i sigurt se do vazhdojëtë jetë i tillë edhe në këtë sezon.Mjafton një fitore dhe fati ikeq do të kthejë për ta. Pikërishtpër këtë arsye kërkoj përqendrimmaksimal nga skuadra”,ka theksuar tekniku juventin.Formacioni – Përsa i përketlojtarëve që do të zbresin nëfushë, Klaudio Ranieri është ishqetësuar për gjendjen fizikeqë po kalojnë dy mesfushorët eqendrës, që luajtën edhe nëBolonjë, Tiago e Sisoko. Mirëpopërveç tyre, shqetësohetedhe për mbrojtësin kroat, Knezeviç,i cili në ndeshjen e“Dall’Ara”-s ka ndjerë problemebrenda 10-minutëshit tëparë të lojës, e megjithatë, dukeshtrënguar dhëmbët, ka vendosurtë qëndrojë deri në përfundimtë ndeshjes. Këto problememund të bëjnë që kreu ipankinës së “Zonjës së Vjetër”të zbresë në fushë përballë verdhekuqveme tre sulmues, e njëjtaskemë e përdorur kundër tyrenë dy ndeshjet e sezonet. Gjithsesi,për këtë, Ranieri do të vendosëvetëm pak përpara fillimittë ndeshjes. Ndërkohë lajme tëmira vijnë nga rikuperimi i DelPieros, Kamoranezit e Legrotaljes.Për sa i përket luftës për titull,tekniku i juventinëve pohonse Interi e Milani nuk e frikësojnëaspak, pasi forca e tyre njihettashmë prej dekadash. “E dimëqë Milani është një superskuadër,po ashtu edhe Interi.Kështu që ne do të bëjmë kampionatintonë. Gjithsesi, vetëm atynga muaji maj mund t’i bëjmëmë saktë llogaritë se deri kumund të shkojmë, apo çfarë dotë synojmë”, ka përfunduartekniku i Juves, Klaudio Ranieri.