01 nëntor 2008

Gerrard: Nuk mund të largohem nga Anfield

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, në librin e tij, “Libri i Kapitenit”, zbulon se kishte dëshiruar ta lëshojë klubin, por në fund kishte kuptuar se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve në Stamboll, Steven Gerrard gjithë verën e kaloi në spekulime rreth të ardhmes së tij. Aso kohe ishte Chelsea që po thuajse morri shërbimet e anglezit.“Në zemrën time ky është klubi im dhe dëshiroj tu sjell sukses tifozëve. Për të mirën e tyre, si edhe për timen, nuk dua sërish të kaloj nëpër të njëjtat gjëra të qershorit 2005”, shkruan Gerrard.“Ishte një periudhë kur i thash Liverpoolit se dua të largohem (në Chelsea). Por nuk doja ta lë angazhimin këtu dhe tash të gjithë e dinë se unë nuk mund ta lëshoj kurrë këtë klub. Këtu jam që nga mosha 8 vjeçare”, shkruhet më tej në librin e tij.