Topçinjtё nuk kanё arritur tё thejnё rezistencën e turqve, nё ndeshjen e grupit G përballё Fenerbahces tё zhvilluar nё Emirates, qё përfundoi me barazim pa gola, derisa nё ndeshjen tjetër tё këtij grupit, portugezёt e Portos u rikthyen nga disavantazhi 1-0, pёr tё fituar nё fund me rezultat 2-1.Arsenali filloi mirё ndeshjen, por dёshtoi tё finalizojё përpjekjet, me Robin van Persie qё humbi disa raste tё pastra. Me gjithё barazimin, Arsenali mbetet nё krye tё grupit G, derisa pika e fituar nuk e ndihmon aspak Fenerbahcen, qё mbetet nё vendin e fundit me vetëm dy pikё. Ky rezultat, ishte vazhdim i njё jave tё dёshtuar pёr Arsenalin, pas barazimit nё minutat e fundit ndaj Tottenhamit dhe humbjes shokuese ndaj Stoke Cityt. Nё ndeshjen tjetër tё grupit, ukrainasit e Dinamo Kiev kaluan tё parёt nё epërsi me anё tё Milevskyt (21’), por dёshtuan ta ruajnë rezultatin nё pjesën e dytё. Portugezёt sё pari barazuan me anё tё Ronaldos (69’), dhe mё pastaj kaluan nё epërsi nё çastet e fundit tё ndeshjes me anё tё Gonzales (90’). Me tre pikёt e fituara, Porto ngritet nё vendin e dytё me gjashtё pikё gjithsej, derisa Dinamo zbret njё vend mё poshtё, me pesё pikё.