Takimi i zhvilluar në Artemio Franchi ndërmjet Fiorentinës dhe Bayern Munichut ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.Viola e fillo më mirë ndeshjen dhe arriti që në minutat e para (11’) të shënojë golin e epërsisë me anë të rikthyerit nga lëndimi Adrian Mutu. Megjithatë bavarezët nuk lanë që të pësonin humbje në këtë fazë grupore të Ligës së Kampionëve duke arritur ta barazojnë rezultatin (78’) me anë të tim Borowskit. Takimi tjetër në Grupin F ndërmjet Lyonit dhe Steaua Bucurestit, ashtu siç pritej i ka takuar skuadrës franceze e cila ka fituar me rezultat 2-0. Golin e parë e shënoi Juninho nga një gjuajtje e lirë në fund të pjesës së parë (44’), ndërsa edhe goli i dytë u shënua në fundin e pjesës së dytë (89’) nga Reveillere.