Giggs nxjerr njё pikё pёr Manchesterin
Dy ndeshjet e grupit E, ajo mes Aalborg dhe Villareal, si dhe tjetra mes Celticut dhe Manchester United, qё tё dyja kanё përfunduar me barazime, duke lёnё tё paprekur edhe renditjen tabelare. Nё ndeshjen kryesore e grupit, Celticu kaloi i pari nё avantazh përballё kampionit tё Evropёs, pas 13 mintuash lojё me anё tё McDonald. Manchesteri arriti tё barazojё vetëm nё minutat e fundit me anё tё Ryan Giggs (84’). Villarreali dy herё kaloi nё avantazh nё ndeshjen si mysafir i Aalborg, por danezёt dy herё arritën tё barazojnë rezultatin, pёr tё nxjerrё njё pikё. Golin e parё pёr spanjollёt e shёnoi Rossi, nё fund tё pjesës sё parё (41’), derisa pёr danezёt barazoi Curth nё pjesën e dytё (54’). Franco risolli avantazhin pёr Villarrealin, 15 minuta para fundit tё kohës sё rregullt, por pas 6 mintuash tjera, Due vulosi rezultatin pёr ekipin danez. Tabela e grupit E mbetet e njёjtё, me Manchesterin qё kryeson me tetё pikё, sa ka edhe Villarreali nё vendin e dytё. Celtic dhe Aalborg mbeten nё dy pozitat e fundit me nga 2 pikё.