05 nëntor 2008

Pepe nuk do të luajë kundër Juventusit

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka dështuar të rikuperohet pas lëndimit të cilin e mori në ndeshjen kundër Almerias, dhe nuk do të mund të paraqitet sonte në ndeshjen kundër Juventusit.
Los Merengues edhe ashtu fazën më të dobët e kanë mbrojtjen, ndërkohë që një lajm i tillë nuk është aspak i mirëpritur për trajnerin Schuster. Lojtari portugez është larguar nga fusha të dielën nga takimi kundër Almerias, ndërsa tashmë është konfirmuar se ai dot mungojë në ndeshjen që zhvillohet sonte në Santiago Bernabeu. Mungesa e Pepes është një ‘goditje’ e madhe për trajnerin Schuster, i cili ka vendosur që ta vendosë Heinzen në qendërmbrojtje së bashku me Cannavaron, ndërsa krahas tyre në mbrojtje do të luajnë Sergio Ramos dhe Marcelo.