05 nëntor 2008

Berlusconi reagon ndaj talljes së Morattit

Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi ka reaguar ndaj talljes së fundit të Massimo Morattit kundrejt skuadrës së tij.
Presidenti i Interit kishte thënë se është i befasuar që Milani është në krye të tabelës dhe i kishte përqeshur Rossonerët të cilët për herë të parë pas katër vitesh e shohin si është të qëndrosh në vendin e parë. “Ne kemi fituar gjithçka në këto katër vitet e fundit. Shpresoj që qëndrimi në pozitën e parë në Ligë të vazhdojë sa më gjatë. Është e vërtetë se kanë kaluar katër vite qëkur kemi qenë në krye të Serie A, mirëpo gjatë atyre katër viteve që kemi munguar ne jemi bërë kampionë të Evropës dhe kampionë të Botës “, ka thënë Berlusconi.