Mesfushori i ri i Arsenalit, Samir Nasri, thotë se topçinjtë duhet ta mposhtin Manchester United, nëse dëshirojnë të luftojnë për titullin e Premierligës.“Titulli i Premierligës do të zgjidhet në ndeshjet në mes ‘katërshes së madhe’. Këto janë ndeshjet në të cilat fitohet një superioritet i madh mental, i cili është i nevojshëm për të fituar tituj”, ka thënë Nasri për France Football.“Në vetë Premierligën ka një ligë të vogël prej katër ekipeve, në të cilën janë Arsenali, Liverpooli, Manchester Untied dhe Chelsea. Çdo ndeshje mes tyre mund të jetë vendimtar për titullin”, ka shtuar francezi.