05 nëntor 2008

Owen i gatshёm pёr tё shёnuar

Sulmuesi anglez Michael Owen ka pranuar se Newcastle ёshtё goditur nga largimi i Kevin Keegan, por kapiteni thotë se tё gjithё lojtarёt tash janë prapa njeriut tё parё tё pёrkohshёm, Joe Kinnear.
Sulmuesi ёshtё kthyer nё fushё nё ndeshjen me Aston Villan, pas njё pauze tё fundit prej njё muaji. “Shpresoj se do tё mund tё rikthehem nё formёn mё tё mirё. Gjithmonё ёshtё mirё kur kthehesh nё ekip i cili ka njё ose dy fitore nё varg. E filluam sezonin me shumё optimizёm, por shumё nga ky optimizëm u shkatërrua herët nё kёtё sezon”, ka thёnё Owen “Do tё jetё shumё bukur tё ketë njё sezon kur tё mos përballemi me probleme jashtë fushës, tё cilat e shoqёrojnё klubin sё fundi”, ka shtuar anglezi.