05 nëntor 2008

Adebayor i nxjerr probleme Wengerit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pohuar se sulmuesi Emmanuel Adebayor nuk do tё jetё pjesё e pёrballjes sё tё shtunёs ndaj Manchester United dhe ka shtuar se ai me siguri do tё mungojё rreth tre javё.
Theo Walcott dhe William Gallas po ashtu janë nё dyshime, ndërsa Adebayor përfundimisht ёshtё jashtë pёrbёrjes. “Adebayor nuk ka kurrfarë gjasash pёr tё shtunën. Ai do tё mungojё nё tre javët e ardhshme”, ka thanё Wenger. Francezi nuk do tё mund tё llogaritё as nё shërbimet e Robin van Persiet, i cili mori karton tё kuq nё ndeshjen Stoke Cityn.