05 nëntor 2008

Inzaghi: Dua tё arrij shifrёn e 300 golave

Sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi, thotë se dëshiron vazhdim tё kontratës edhe pёr njё vit dhe se shpreson ta arrijё numrin 300 tё golave tё shёnuar.
Superpipo thotë se nuk mendon pёr pensionim edhe krahas asaj qё ka 35 vjet dhe sё fundi ankohet shumё nga lëndimet. Sulmuesi i rosonerёve zbulon se dëshiron tё vazhdojё kontratën me Milanin, qё skadon nё verёn e ardhshme dhe thotë se dëshiron tё shënojё golin e 300-tё me kёtё ekip. “Dua tё arrij numrin e 300 golave dhe ta fitoj Kupёn e UEFA-sё. Kam 35 vite, por ndjehem mirё dhe dëshiroj tё stërvitem ende dhe tё arrij mё shumё gola. Nuk kam ndërmend tё pensionohet dhe përkundrazi dua ta vazhdoj marrëveshjen me Milanin edhe pёr njё sezon”, ka thёnё italiani.