05 nëntor 2008

Nesta mund ta braktisë futbollin

Mbrojtësi i Milanit Alessandro Nesta mund të heq dorë nga futbolli që në moshë 32-vjeçare si rezultat i problemeve të vazhdueshme me lëndim.
Qendërmbrojtësi italian sezonet e fundit ka kaluar më shumë kohë në dhomat e trajtimit sesa në fushë, për shkak të një problemi të vazhdueshëm me shpinën. Ai ka munguar në shumë ndeshje të rëndësishme për Milanin, ndërkohë që mund të mungoje edhe gjatë gjithë këtij sezoni. Gazeta “La Stampa” ka njoftuar se mbrojtësi kuqezi mund të jetë i detyruar të heqë dorë nga futbolli si pasoje e lëndimeve. Mësohet se Nesta ka probleme me unazat e shtyllës kurrizore, dhe mund t’i nënshtrohet edhe një operacioni i cili mund t’i japë fund karrierës së tij si futbollist.