Morati: Inter-Juve? Normale që ka shumë tension
"Tension ka gjithmonë për ndeshje si Inter-Juventus, në të cilat luan kundër një kundërshtari klasik dhe si të tillë e ndjejnë lojtarët, e ndjen publiku". Presidenti i Interit, Masimo Morati, e komenton kështu afrimin Derbit të Italisë, Inter-Juventus të së shtunës në mbrëmje, nga zyrat e tij në qendër të Milanos. Presidenti bardhezi, Koboli Xhijli, është shprehur i sigurt se do të fitojë dhe ka parashikuar rezultatin: 2-1 për Juventusin. "Jam i kënaqur për atë, besoj se do të flejë mirë këto ditë. Do të shikojmë...", përgjigjet Morati, i cili kërkon golin e parë të Ibrahimoviçit kundër Juves: "E rëndësishme është që Ibrahimoviç të luajë siç ka bërë në Palermo. Është në formë. Të shënojë apo të japë asist, e rëndësishme është të vazhdojë kështu".