21 nëntor 2008

Ranieri: Inter-Juve është gjithnjë një sfidë klasike

Bardhezinjtë e Juventusit do të udhëtojnë 84 km në rrugën A4 këtë fundjavë, ku do të përballen me Interin, një sfidë kjo që premton të jetë "hapja e letrave" e derbit të Italisë. Pas shtatë fitoreve radhazi, Juventus do të zbresë në "San Siro", me armën plus: besimin që ka krijuar tani për të luftuar edhe për titull kampion. Tekniku Ranieri e di se do të jetë e vështirë përsëritja e fitores 2:1 sezonin e kaluar në "San Siro": "Paralelet krahasuese në sfida të tilla nuk shmangen. Juventus ka bërë shumë përmirësime dhe tani na duhet që të synojmë të jemi më lart se një sezon më parë. Inter-Juve është një sfidë klasike, e cila ndihet shumë në futbollin italian".