Sulmuesi brazilian i Juventusit mezi e pret sfidën e sezonit me zikaltërit e Murinjos dhe IbrahimoviçitHera e tij e parë në “derbin e Italisë”. Hera e parë që dëgjon të flitet për luftën për titull. Amauri sfidën Inter-Juventus e luan me modestinë e zakonshme, por dhe një farë sigurie, në fund të fundit Juventusi mbërrin prej 7 fitoresh radhazi... “Nëse zbresim në fushë me të njëjtin mentalitet si në 7 ndeshjet e fundit”, thotë braziliani, “do të dalim shumë mirë. Në këtë çast çdo rezultat nuk përcakton asgjë. Por është gjithsesi një ndeshje themelore, pasi ai që fiton mund të mbetet i pari në renditje. Juventusi është në një çast të shkëlqyer, Interi fitoi një ndeshje të vështirë në Palermo. Ata luajnë në fushën e tyre dhe do të kenë një karikim më të madh. Por po të shohim shtatë ndeshjet tona të fundit, sidomos dy fitoret me Real Madridin, janë rezultate që të japin shumë karikim”.
Loja ? Por, kush luan më mirë mes Interit dhe Juves? “Juvja luan më mirë, ndërsa Interi vetëm me momente. Por kur ky moment vjen ata bëhen të frikshëm, luajnë ndeshje shumë të mira”.
Murinjo ? “Murinjo më pëlqen, thotë atë që mendon, dhe pse dikujt mund të mos i pëlqejë kjo”. Po për Ranierin? “Ranierin nuk e njihja, dija vetëm historinë e tij. Më dha një besim të madh”.
Del Piero ? Amauri e Del Piero, një dyshe e bukur. “Në fillim kishim disa vështirësi, forma e tij po rritej, por tani po luajmë shkëlyeshëm. Nuk është egoist, vihet në diposicion të skuadrës”.
Topi i Artë ? “Do t’ia jepja Kristiano Ronaldos, por Ibra edhe nëse nuk është mirë bën gjithnjë gjëra të pabesueshme. Ndoshta nuk do ta fitojë sivjet, por vitin e ardhshëm nuk ia heq më njeri çmimin”.
Trezege ? Po kur të kthehet Trezege? “Trezege është i rëndësishëm, na jep sigurinë e golit, më vjen keq për ç’ka ndodhi, pasi të tërë e dimë që dëmtimet janë të rënda, ndaj e presim me krahë?hapur”.
Objektivi ? Mes kampionatit dhe Champions League kë do të zgjidhte Amauri? “Unë dua të fitoj patjetër diçka, pasi s’e kam bërë ende, por një dopietë do të ishte vërtet fantastike për mua dhe Juven”.