05 nëntor 2008

Maradona: Dua Mascherano tё jetё kapiten

Pёrzgjedhёsi i ri i Argjentinёs, Diego Maradona, ka pohuar se dëshiron qё lojtari i Liverpoolit, Javier Mascherano, tё jetё kapiten i kombëtares sё tij.
Ndeshja e parё tё cilёn Maradona do ta drejtojё, do tё jetё miqësorja ndaj Skocisё dhe ai dëshiron qё Mascherano tё jetё pasues i kapitenit aktual Javier Zanettit. “Dua Javier Mascherano tё jetё kapiteni im, pasi besoj se ai ёshtё argjentinasi i cili ёshtё mё afёr idesё time pёr fanellën kombëtare. Ai flijohet dhe gjithmonë jep maksimumin, ёshtё njё profesionist i shkёlqyeshёm dhe ёshtё i afërt me bashkёljotarёt”, ka thanё Maradona. “Unё do ta bind atё tё jetё kapiten”, ka shtuar legjenda e futbollit botëror. Maradona ka publikuar edhe listёn e lojtarёve qё do tё jenё pjesё e ndeshjes ndaj Skocisё, ku nuk janë gjendur Cambiaso dhe Messi. “Nё listё nuk ёshtё Messi pёr shkak tё respektit pёr Barcelonёn, pasi nё qershor i dhanë fjalёn z. Laportёs, i cili na lejoi Messin kur ai ishte i nevojashёm pёr Olimpiadё”, ka shtuar Maradona.