04 nëntor 2008

Champions, sot ndeshjet e kthimit në 4 grupe

Champions League rikthehet sot me ndeshjet e kthimit, të vlefshme për fazën në grupe. Në fushë pritet të zbresin skuadrat e katër grupeve të para: A, B, C dhe D. Një nga takimet më të rëndësishme do të jetë ai i grupit A, ku Roma do të presë në shtëpinë e saj Çelsin. Një humbje e mundshme e verdhekuqve do të vinte në rrezik kualifikimin për me tej. Interi do të udhëtojë për në Qipro, për t‘u ndeshur me Anorthosisin e Arjan Beqajt, ndërsa Liverpuli do të presë në fushën e tij Atletikon e Madridit.