Pas humbjes javën e kaluar nga Aston Villa në Emirates, topçinjtë e Arsenalit, kanë humbur sot në fushë të Manchester Cityt me rezultat të thellë 3-0.Kriza në Arsenal duket se vazhdon derisa lojtarët e trajnerit Arsene Wenger dështuan të gjejnë portën, nga jo shumë rastet e krijuara, në përballjen si mysafir i Manchester Cityt.Mungesa e yjeve si William Gallas, Cesc Fabregas, Emmanuel Adebayor, Theo Walcott, Emmanuel Eboue dhe Kolo Toure, u vërejt mjaft, sidomos në qëndrueshmërinë e ekipit.Djelmoshat e trajnerit Mark Hughes kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të golit të Ireland, ndërsa10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë rezultatin e dyfishoi Robinho (56’).Por vendasit nuk u mjaftuan me kaq dhe në momentet e fundit të ndeshjes shtuan avantazhin falë një penaltie të siguruar dhe shndërruar në gol nga Sturridge (90’).