23 nëntor 2008

Bayern mposht Cottbusin, Skela shënon në Allianz Arena

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, ka përmirësuar gabimin e javës së fundit kur barazoi me Mönchengladbach, duke shënuar fitore në Allianz Arena kundër skuadrës së funti në tabelë, Energie Cottbus, me rezultat 4-1.
Ishte një paraqitje shumë e mirë e bavarezëve të cilët vazhdimisht e mbajtën në presion skuadrën mysafire. Një gjuajtje e lirë e ekzekutuar nga mesfushori shqiptar, Ervin Skela, bëri që portieri Rensing vetëm ta ndiqte lëvizjen e topit deri në rrjet (25’). Mirëpo vendasit reaguan menjëherë duke lënë vetëm katër minuta të zgjaste epërsia e Cottbusit. Ishte Frank Ribery, ia cili ia ktheu Skelës gjuajtjen e lirë duke bërë shifrat 1-1. Nga ky moment Bayerni e filloi presionin dhe disa minuta pa përfunduar pjesa e parë (38’) arriti të krijojë epërsinë. Pas një krosimi të Masssimo Oddos, Martin Demichelis e mposhti me kokë portierin mysafir, Tremmel. Nëntë minuta brenda pjesës së dytë (54’) një tjetër goditje me kokë, këtë radhë nga Miroslav Klose, e rriti edhe më shumë epërsinë e vendasve. Pesë minuta më vonë (59’), sulmuesi italian Luca Toni shfrytëzoi një tjetër krosim të të huazuarit nga Milnai, Oddo, për ta vendosur rezultatin përfundimtar.