Sensacioni i sivjetmë i Bundesligës, Hoffenheim ka krijuar epërsi të pastër prej tre pikësh në krye të tabelës, pasi e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e 1. FC Cologne me rezultat 3-1.Mysafirët shënuan golin e epërsisë që në pjesën e parë (32’) me anë të Demba Ba. Në pjesën e dytë nga takimi u përjashtuan dy lojtarë, një nga secila skuadër. I pari u largua Kevin McKenna i Hoffenheimit (52’), ndërsa pas vetëm katër minutash, Luiz Gustavo Dias i Kylnit mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua për t’i barazuar forcat në fushë. Hoffenheim i dyfishoi epërsinë me golin e Vedad Ibisevic në minutën e 67-të. Vendasit arritën ta ngushtonin epërsinë në 2-1 (78’), mirëpo ky gol ishte krejt çka bëri skuadra 1. FC Cologne , pasi mysafirët shënuan sërish pa përfunduar takimi (87’) për të siguruar tre pikë shuam të rëndësishme. Me këtë fitore, Hoffenheim përforcohet në pozitën e parë me tre pikë diferencë nga Bayer Leverkusen, që pësoi humbje nga Arminia Bielefield, si edhe po aq diferencë ka edhe nga Bayern Munich që u ngjit në kuotën e 28 pikëve pas fitores kundër Cottbusit.