Liverpooli është klubi i fundit i cili përmendet se është duke e përcjellë Adrianon dhe, sipas mediave italiane, planifikon të bëjë ofertë që në muajin janar.Braziliani u dënua për me disa ndeshje mos lojë nga ana e trajnerit Jose Mourinho, por pas shënimit të golit në fitoren e Brazilit në miqësoren ndaj Portugalisë, trajneri portugez ka vendosur ta përfshijë atë në përbërje për derbin e sotëm ndaj Juventusit.Sipas radio Liverpoolit, klubi nga Anfield është i gatshëm të ndajë një shumë prej 12 milionë eurosh për brazilianin.Përveç Liverpoolit, interesim për Adrianon kanë shprehur edhe Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid.