23 nëntor 2008

Cech: Duhet të luajmë më shumë në mbrojtje

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se blutë duhet të harrojnë në “lojën e bukur” nëse dëshirojnë të ngrenë trofe këtë sezon.
“Nuk guxojmë që gjithmonë të futemi në ndeshje me entuziazëm naiv. Ndonjëherë duhet të harrojmë në lojën e bukur. Më shumë duhet të mbrohemi, të luajmë lojë fizike, ta vdesim topin”, ka thënë Cech.“Aty nuk ka asgjë të turpshme, madje as për një ekip si Chelsea. Ne nuk mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve ose kampionatin vendor nëse nuk fitojmë në ndeshje të mëdha”, ka përfunduar portieri çek.