Mesfushori i Barcelonёs, Andres Iniesta, i ka shkaktuar probleme tё pa parashikueshme trajnerit Josep Guardiola, pasi qё do tё jetё jashtë fushe gjatё gjashtё javëve tё ardhshme.Iniesta u tërhoq nga ndeshja e mbrëmshme e Ligёs sё Kampionёve ndaj Bazelit, qё përfundoi me rezultat 1-1, dhe menjёherё u bёnё testet mjekësore qё treguan se ai kishte zgjatje tё muskulit. Klubi bёri njё deklaratё tё shkurtё nё tё cilёn thuhet se gjatё ditës sё sotme do tё zhvillohen analiza shtesё, por shenjat janë qё Iniesta do tё pushojё afro gjashtё javё. Sipas kësaj Iniesta nuk do tё jetё pjesё e ndeshjes derbi ndaj Real Madridit. Katalanasit treguan njё paraqitje tё dobët, edhe pse pika qё e fituan ёshtё e mjaftueshme t’i plasojë ata nё rundin e ardhshёm.