05 nëntor 2008

Scolari: Kemi bёrё shumё gabime

Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka deklaruar pas humbjes nё ndeshjen e mbrёmshme tё Ligёs sё Kampionёve nё Romё, se ekipi i tij bёri shumё gabime.
Sipas portugezit, ekipi i tij i lejoi shumё hapёsira tё zbrazta kundёrshtarit pёr tё vepruar dhe kjo ishte arsyeja kryesore e humbjes. Scolari ёshtё optimist pёr plasimin e ekipit mё tej nё fazёn e ardhshme. “I lejuam shumё hapёsira Romёs dhe bёmё shumё gabime. Nё golin e parё askush nuk e mbuloi Panuccin, por megjithatё nuk ka asgjё tё tmerrshme”, ka thёnё Scolari. “Kёto ndeshje nё grupe janё tё vёshtira dhe kjo ёshtё madje humbja e parё, por nuk luajtёm mirё dhe humbёm me meritë. Tash na mbeten ndeshjet me Cluj dhe Bordeax dhe do tё pёrpiqemi t’i fitojmё tё dyjat”, ka pёrfunduar Scolari.