Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino, thotë se ai nuk është mashtrues edhe krahas asaj që nuk arriti t’i shpëtojë dënimit për shkak të golit të shënuar me dorë.Italiani u suspendua me dy ndeshje mos lojë për shkak të golit të shënuar me dorë në ndeshjen ndaj Palermos.“Edhe krahas asaj që pësova dënim, nuk ndjehem lojtar josportiv. Mendoj se në 10 vitet e fundit kam treguar se jam korekt dhe një njeri i sinqertë në fushë”, ka thënë Gilardino.Sulmuesi i Fiorentinës për momentin është lider në listën e golashënuesve në Serie A, me shtatë gola të shënuar.