01 nëntor 2008

Galiani “Boll me Bekhamin, të mendojmë për Napolin!”

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, nuk ka dashur t’i rikthehetçështjes “Bekham”, pasi kërkon të përqendrohet tek sfida me Napolin: “Çfarëka ndryshuar pas një viti? Është shumë e thjeshtë: një vit më parë kishim siobjektiv fitimin e botërorit për klube. Tani synojmë titullin kampion”.SUPERSFIDA ME NAPOLIN – Milanin e pret një sfidë mjaft e vështirë kundërNapolit. Presidenti De Laurentis ka shpjeguar se skuadra e tij mund të arrijëzonën e Champions-it në tre vjet, “por më duket se mund t’i duhet më pakkohë, - është kundërpërgjigjur Galiani. – Është i pari në renditje, tashmë kanëkaluar nëntë javë, një periudhë e shkurtër, por jo dhe aq, kështu që për aq saka treguar deri tani, Napoli është absolutisht në gjendje për të luftuar për titullinkampion dhe për vendin e parë. Më pas, të shohim, në futboll mund tëndodhë gjithçka dhe anasjelltas, por deri tani Napoli ka bërë gjithçka shumëmirë”. Presidenti i Juventusit, Xhiovani Koboli Xhili, shikon ende Interin më lartse gjithë të tjerët, por Galiani ia pret shkurt: “Nuk e di, nuk bëj kurrë vlerësimepër skuadrat e tjera, bëj vetëm për Milanin. Milani nuk ka se çfarë t’i ketë ziliaskujt, konkurrojmë vetëm veten tonë”. Ndërsa, Marçelo Lipi vë bast për Milanin:“Më bëhet qejfi, Marçelo është nga ata që e njohin mirë futbollin”.